Shoqata Kulturore Islame-Shqipëtare Augsburg e.V.

Hervorgehoben

Mirëse erdhët në faqet e Shoqatës Kulturore Islame-Shqipëtare Augsburg e.V.

Të nderuar  bashkatdhetarë

Xhamia jonë i ka bërë më tepër se tre vite që është hapur,kurse katër vite nga themelimi i shoqatës.Ne dëshirojmë që edhe një herë të ju falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë deri më tash dhe besojmë që ky kontribut do të vazhdojë edhe më tutje. Lusim Allahun Fuqiplotë që tju shpërblejë juve dhe familjet tuaja.

Xhamia si shtëpi e Allahut(Fuqiplotë)përveç që në të kryhen obligimet tona fetare,vazhdojnë edhe aktivitetet tjera si psh:mësimbesimi Islam,leximi i Kuranit Famëlartë,ligjerata fetare për të rritur cdo të dielle para namazit të drekës,kurse pas namazit të drekës po të të njejtës ditë mbahet orë fetare me fëmijët(mësimi i leximit të Kuranit Famëlartë).Gjithashtu ftojmë edhe hoxhallarë të njohur nga vendlindja jonë,si dhe shumë aktivitete tjera fetare.

Xhamia është e hapur çdo ditë për pesë kohët e namazit në të cilën ju mirëpresin hoxhollarët të kualifikuar dhe ato janë në shërbimin tuaj për çdo rast(fejese,martese,si dhe pregaditjet mortore për në vendëlindje).

Të nderuarë bashkatdhetarë ,kontributi juaj lehtëson mirëmbajtjen e xhamisë dhe na hapen mundësitë edhe më tepër të marim aktivitete të tjera të cilat do të jenë në  shërbim të familjeve tona këtu në mërgim.Në të ardhmen shpresojmë,që edhe ato familje të cilët nuk janë anëtarë të xhamisë tonë shqipëtare,të na bashkangjiten me antarsimin e tyre, me një interes të përbashkët.

Kryesia dhe antarët e xhamisë ju shprehin  falënderimet më të sinqerta dhe më të përzemërta për kontributin e afruar deri më tash.

Allahu ju shpërbleftë juve dhe familjet e juaja me të mirat e kësaj bote,dhe shpërblim në botën tjetër me Xhennet.

Për informata tjera shiko Kontakt

Selam alejkum

Kryesia e Xhamisë

Tribune 17.01.2016, Hoxha, Dr. Asllan Tahiraj

Te nderuar vellezer besimtare Xhamia shqiptare ne Augsburg organizon Tribune fetare me teme : “Islami fe e dijes”, diten e diele me date 17.01.2016, pas namazit te drekes ne ambientet e xhamise.

Ligjerues: Muhamed ef. Hoxha, Dr. Asllan Tahiraj.

Ju ftojme te gjitheve te merrni pjese.

Ligjerate me .05.2015, ora 13:30

Kurzmitteilung

Selamu alejkum!

Kryesia e Qendrës Kulturore-Islame Augsburg organizon ditën e Diele, dt. 03.05.2015, ora 13:30 seminarin me temë “Alkooli dhe problemet sociale qe shkakton ai në shoqeri nën dritën e argumenteve fetare e shkencore”.

Referojne: Dr Asllan Tahiraj, Mjekë Kardiolog/Spitali Nördlingen;

Hoxhë Bekim Ef. Krasniqi Imam dhe ligjerues ne Xhamine Landshut;

Hoxhe Isni Ef. Tairi.

Seminari nën moderimin e Mr. Sedat Ef. Mahmudaj. Mbas Seminarit do te ket drekë për të gjithë të pranishmit.

 Jeni te mireseardhur. Per kontakt tel: 0176631126563 Kryesia QKISH-Augsburg.

Tribune 02.11.2014, 19h

Kurzmitteilung

Kryesia e Qendrës Islame Shqipëtare Augsburg

ju fton të merrni pjesë në Tribunën Fetare që mbahet ditën e diele,

datë 02.11.2014 përreth orës 19:00 pranë ambijenteve te Xhamise.

Nderojne me pjesemarrjen e tyre Sevgani Ef. Asani, Bekim Ef. Krasniqi dhe Sedat Ef. Mahmudaj.

Po ne kete dite dhe me rastin e Henës se Ashures per personat qe jane agjerueshem, Xhamia shtron Iftar ne oren 17:00.

Shënim: Ligjerata do te mbyllet me diskutim të lirë nga te pranishmit mbi propozimet e Kryesise rreth nevojes dhe mundesise per stabilizimin e çeshtjes se hoxhes si edhe shpalosjen e plan-projektit te aktiviteteve fetare per periudhen ne vazhdim. Jeni te mireseardhur.

Ju lutem, konfirmoni pjesemarrjen tuaj! Me respekt, Kryesia e Xhamise Shqiptare Augsburg.

Lajmerim, Kurban-Bajram 2014

Kurzmitteilung

Me rastin e Festes se Kurban-Bajramit Kryesija e Qendres Kulturore Shqiptare Augsburg njofton komunitetin shqiptar si dhe te gjithe bashkatdhetart rezidente ne ket zon se ceremonia e Faljes se Namazit  te Kurban-Bajramit do te mbahet me daten 04.10.2014 ora 8:00 nderkohe qe falja e namazit te sabahut nga ora 06:40 e kesaj dite.
Pas faljes se namazit te Bajramit, do te shperndahen dhurata per femijet qe do te prezentojn me prindrit e tyre.
Gjithashtu kjo Qender organizon per te paren here ne diten e Kurban-Bajramit nje ceremoni modeste ku ftohen te marrin pjes te gjitha zonjat dhe vajzat nga ora 16:30-18:30 per te kremtuar se bashku Festen e Kurban-Bajramit
Me respekt,
Kryesija e Qendres Islame Kulturore Shqiptare,QIKSH,
Ulmerstr.3, 86154 Augsburg4697695800887928719

 

Ligjerate mulla Imri Llugaliu

Kurzmitteilung

Eselamu alejkum te nderuar Vellezer,

ju njoftojm se Diten e Merkure me Daten 18.06.2014 prej ores 20:00 ne Xhamin ton ne Augsurg do te mbahet ligjerat me Hoxhen e Xhamis SEAD IBRAHIMI dhe musafir do te jet Hoxha i ndeuar  nga Kosova Mulla Imri Llugaliu, Imam ne Xhamin e vjeter Podujev.
Jeni te mirseardhur me ndrime kryesia e Xhamis.

Ligjerate me 15.03.2014

Eselamu alejkum te nderuar Vellezer ju njoftojm se Diten e Shtune me Daten 15.03.2014 prej ores 20:00 ne Xhamin ton ne Augsurg do te mbahet ligjerat me Hoxhen e Xhamis Muhamed Xhemaili dhe musafir do te jet Hoxha i ndeuar nga Nürnbergu Mulla Sevgani Asani.

Jeni te mirseardhur me ndrime kryesia e Xhamis.

ligjerat per motrat Muslimane

Kurzmitteilung

Eselamu alejkum

te nderuar Vellezer ju lajmrojm se diten e Shtune me Daten 08.02.2014 prej ores 13:00 ne Xhamin ton ne Augsburg do te mbahet ligjerat per motrat Muslimane me ligjeruesen e njohur nga Zvicrra Hfz. Emine.

Andaj ju ftojm qe ti lajmroni familjet e juaja per ket organizim.

Me nderime Kryesia e Xhamis